Kryetari i zgjedhur i Pejës, Gazmend Muhaxheri, njëherit anëtarë i LDK-së, ka përjashtuar në çdo formë mundësinë që Lidhja Demokratike e Kosovës të votojë Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë.
Sipas tij vendi është dashur të shkojë në zgjedhje më herët por LVV ka kërkuar kohë për të provuar formimin e qeverisë dhe për të është thjeshtë një përpjekje për të bërë dramë.
Muhaxheri thotë se LVV nga fillimi kishin thënë që i kanë 61 vota por sipas tij “në fund e lëshuan bajrakun”.




