Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se nga sot do të procesohen pensionet me rritje.
Sipas tij, pensioni bazik që ishte 90 euro në muaj, nga sot do të bëhet 150 euro në muaj, me rritje 60 euro brenda mandatit.
Murati njofton se edhe pensionet për personat me aftësi të kufizuar nga 75 euro në muaj do të rriten në 150 euro apo 100% rritje brenda mandatit.
Ai shkruan se kanë rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara edhe pensionin invalidor të punës e atë familjar, por nuk ka shkruar shifra.
Qeveria për pensionistët – përfundon Murati.





