Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur deputetit të saj Enver Hoxhaj në lidhje me mbajtjen e konventës së partisë që Hoxhaj kishte kërkuar të shtyhej.
Sekretarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se sipas statutit të PDK-së, Konventa e Jashtëzakonshme duhet të mbahet brenda 5 ditësh.
Ajo ka bërë me dije se më e rëndësishme se gara e brendshme partiake është fitorja e PDK-së në zgjedhjet parlamentare, që sipas saj, pritet të mbahen shumë shpejtë.
Ndërkaq më herët Hoxhaj kishte kërkuar që Konventa të shtyhej edhe për një javë, pasi që sipas tij, një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër.




