KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A mori pjesë me sukses në Konferencën dhe Ekspozitën e 13-të të Përbashkët Ballkanike 2025, e cila u mbajt në Durrës më 11–13 nëntor, duke bashkuar profesionistë, institucione dhe kompani të sektorit të ujit nga i gjithë rajoni.
Gjatë konferencës, përfaqësuesit e KRU “Hidroregjioni Jugor” ishin aktivë në sesionet teknike dhe diskutimet profesionale, ku kontribuan me përvojat e tyre në menaxhimin e burimeve ujore, përmirësimin e shërbimeve dhe sfidat e përditshme të operimit.
Ata prezantuan praktikat e mira dhe qasjet që KRU HRJ ka zbatuar në terren, si dhe u angazhuan në moderimin e disa paneleve të rëndësishme, duke reflektuar profesionalizmin dhe përgatitjen e stafit tonë.
Pjesëmarrja e tyre në këtë platformë të rëndësishme rajonale forcon rolin e KRU HRJ në dialogun teknik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke dëshmuar se kompania vazhdon të ecë përpara me zgjidhje inovative dhe qasje të integruara në menaxhimin e ujit.





