Prishtina ka fituar dy pikë të vlefshme në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të enjten mbrëma në Podujevë, Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 32:27. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.
Skuadra prishtinase ka mbajtur epërsi solide gjatë gjithë kohës.
Të enjten u zhvillua edhe ndeshja e parë e xhiros së tetë të Superligës së hendbollisteve.
Kastrioti fitoi 33:25 ndaj Besës së Pejës në Ferizaj.
Për Kastrioti është fitorja e parë. Besa e pësoi humbjen e shtatë rresht.




