Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se ankesa e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me parregullsitë ne fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut është në proces të shqyrtimit dhe vendimi do të merret brenda afatit ligjor.
Poashtu ata njoftojnë se nuk ka ankesa tjera nga ndonjë parti sa i përket problemit me numrat serikë në fletëvotime përveç atyre në Mitrovicë.
Përveç kësaj, PZAP tha se ka pranuar edhe një ankesë e cila ka të bëjë me pretendime për parregullsi gjatë procesit të numërimit në Komunën e Drenasit.




