Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, dje ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrur disa vendime.
Në vendimin e parë është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet).
Më tej, u mor vendimi për të njëjtën ministri, për Riformulimin e pikës 2. të Vendimit të Qeverisë Nr. 09/273 të datës 31 tetor 2025.
Në këtë mbledhje pati edhe një emrëim, Jetmir Haziri u emërua në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil.




