Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) më 16 nëntor në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Protesta do të mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë./Sinjali/
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se janë bërë koordinime me këshillin organizativ në Evropë dhe me mërgatën shqiptare.
Sipas tij, shumë pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë siguruar bileta lirë për në Bazel dhe Shtutgard.




