Deputetja nga radhët e GUXO-së, Jeta Statovci, ka komentuar propozimet për një Qeveri teknike të propozuar nga Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas saj, një qeveri teknike nuk do të ishte zgjidhje e duhur në momentin kur LVV e ka ftuar në koalicion.
Më tej Statovci thotë se një qeveri teknike do të ishte sikur një qeveri totalitare, pasi që sipas saj, Kuvendi nuk do të kishte mundësi të kërkonte llogari nga Qeveria për shkak se të gjitha partitë do të ishin pjesë e saj.
Ajo tha se në bashkëpunim me LDK-në ishin të mjafteshëm për të zgjidhur çdo proces në vend, e pastaj me Nismën në kombinim mund të zgjidhej edhe çështja e presidentit.




