Përmes aksionit EU4FAST, Bashkimi Evropian (European Union in Kosovo) bashkëpunon me institucionet në rajon për të forcuar drejtësinë, mbështetur zbatimin e ligjit dhe mbrojtur viktimat, për shoqëri më të sigurta e më të drejta.
Sipas të dhënave nga partnerët e projektit, nga fundi i vitit 2021 është rritur shumë migrimi i parregullt drejt BE-së, i cili përfshin rrezikun që migrantët e cenueshëm të kthehen në viktima të trafikimit të qenieve njerëzore (TQNj). Në vitin 2022, mbi 300,000 hyrje të parregullta u regjistruan në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE), duke përfaqësuar një rritje prej 64% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pothuajse gjysma e këtyre mbërritjeve u regjistruan në rrugën e Ballkanit Perëndimor, duke e bërë rajonin një nga rrugët kryesore për kontrabandimin e migrantëve në BE.
Qëllimi i projektit ka qenë të ofrojë një qasje të përshtatur në përputhje me nevojat specifike të institucioneve dhe palëve të interesit relevante për të siguruar identifikimin dhe mbrojtjen efiçiente të viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.




