Ushtarët moldavë të Komandës Rajonale (RC-W) të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO realizuan një patrullim në komunën e Gjakovës.
Aktivitete të tilla, të zhvilluara në mënyrë të rregullt, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W dhe dëshmojnë angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të garantuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.





