Përgjegjësi i një ndërtese banimi në Brooklyn është vrarë pasi tentoi të përballej me një person që po vidhte pako në hyrjen e ndërtesës, sipas policisë dhe fqinjëve.
Policia u thirr rreth orës 08:00 të mëngjesit të së mërkurës, për një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush.
Oficerët që arritën në vend gjetën një burrë me lëndime në kokë, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin Kings County në gjendje kritike.
Viktima, e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari Burim Havolli, ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve, njoftoi policia.
Sipas fqinjëve, Havolli ishte mirëmbajtësi i ndërtesës dhe u sulmua teksa po përpiqej të ndalte një person që po vidhte pako nga hyrja.




