Kombëtarja e Kosovës U21 mbrëmë ka fituar ndaj Qipros U21 me rezultat 4-0, fitore që i ruan dardanëve të rinj pozitën e tretë në grup me 7 pikë.
Më 18 nëntor Kosova U21 do të ketë përballjen e radhës ndaj Finlandës U21 që është e dyta në grup me 9 pikë.
Ndeshjet janë të vlefshme për kualifikim në U21, Euro 2027, që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.




