Shoqatat e dala nga lufta nuk janë përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, kështu deklaroi kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, për Ekonomia Online duke akuzuar Qeverinë se për më shumë se karët vjet radhazi nuk i ka alokuar asnjë mjet për organizatat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëv.
Përveç mungesës së fondeve, ai tha se janë ndaluar edhe trajtimet dhe rehabilitimet jashtë vendit për anëtarët e këtyre shoqatave.
Për këtë Ekonomia Online ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Financave por nuk ka marrë përgjigje.
Ai tha se në më shumë se pesë vitet e fundit këto shoqata nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare dhe po mbijetojnë vetëm me ndihmën e anëtarësisë dhe të njerëzve me vullnet të mirë.




