Sonte në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” zhvillohet një mbrëmje e veçantë për adhuruesit e kinemasë, brenda edicionit të Javës së Filmit në Suharekë. Në fokus janë dy filmat e regjisores shqiptare Aulona Selmani: “Si në vaj” dhe “And The Wind Weeps”.
Shfaqjet fillojnë nga ora 19:00, ndërsa hyrja për publikun është gratis, duke ofruar një mundësi unike për të përjetuar artin e filmit dhe temat e thella që trajtohen nga Selmani, transmeton KultPlus.
Ky event synon të promovojë kulturën dhe kinemanë në nivel lokal, duke ofruar një platformë për artistët dhe audiencën që të lidhen përmes historive të fuqishme vizuale.
Gjithashtu edhe nesër do të shfaqet filmi “Klithma” në të njëjtin kohë dhe në të njëjtin vend.





