Klubi Italian Juventus i ka uruar suksese Yllit të Kombëtares, Edon Zhegrovës, në ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë.
Biankonerët kanë bërë një postim të veqantë për Zhegrovën ku shkruajnë “Paq fat, Edon! Futbollisti ynë do të përfaqësojë Kosovën, e cila luan ndaj Sllovenisë në kualifikimet e Botërorit”.
Kujtojmë që sonte Kosovën e pret përballja më e rëndësishme në këtë rrugëtim kualifikues.
Dardanët do të jenë mysafirë në Slloveni në ndeshjen për të siguruar vendin e dytë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.





