Nga sot kërkohet që mjetet në qarkullim rrugor t’i kenë pajisjet dimërore.
Policia e Kosovës ka apeluar shoferët që ditë më parë që t’i fillojnë përgatitjet e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë sezonit dimëror.
Automjetet kërkohet që t’i kenë pajisjet deri më 15 mars.
Gjithashtu policia ka kërkuar nga shoferët që t’i ndërrojnë gomat e automjeteve, të kontrollohet presioni i ajrit të tyre sipas rekomandimeve të prodhuesit dhe të kenë kujdes gjatë ndryshimeve atmosferike.




