Më 4 nëntor janë bërë pesë vjet që kur ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi u paraburgos në Hagë.
Djali i Jakup Krasniqit, Altini rrëfen si ishte dita kur babai i tij u arrestua nga EULEX-i.
Ai tha se ishte një ditë e rëndë për ta, nuk e kishin pritur që një figurë si ai të merret në atë mënyrë.
Altin Krasniqi foli edhe për mungesën e të atit në momentet kur kishte më së shumti nevojë për të.
Ai tha se ka pasur nevojë për të atin kur u bë baba për herë të parë, të bisedonte me të disa gjëra dhe ta ndjente edhe ai lumturinë bashk me të si gjysh për herë të parë.
Altini shton se prindërimin nuk mundi ta shijonte plotësisht pa e pasur babanë afër.




