Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, së shpejti pritet të finalizojë kontratën me kampionin në fuqi të Italisë Napolin.
Calcionapoli24 ka shkruar të premten se në ditët në vijim do të finalizohet marrëveshja e re mes Napolit dhe Rrahmanit.
Rrahmani në kontratën aktuale është pjesë e Napolit deri më 2027, ndërsa me kontratën e re ai pritet të qëndroj tek napoletanët deri në vitin 2029 dhe të ketë një rritje të dukshme të pagës, me gjithsejt 4 milionë euro në sezonë.
31 vjeçari u transferua në Napoli nga Verona në vitin 2020 për 15 milionë euro dhe deri më tani ka fituar dy herë titullin kampionë të Serie A-së.




