Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka theksuar se nuk mund të arsyetohet afera korruptive, për të cilën tashmë është ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve.
Sipas Shalës, kjo është edhe arsyeja se si PDK nuk i dhanë votat për Qeveri Kurti, sepse siç tha ai, dëmi që i është shkaktuar kjo qeveri vendit është shumë i madh.
“Ky formacion politik është jashtëzakonisht i zhytur tashmë në këto afera. Dhe i vetmi argument ka mbet loja politike, retorika, populizmi. Nuk mund të fshehet, aktakuza është fakt”, tha Shala për KlanKosova.
Tutje ai tha se nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga niveli më i lartë shtetëror, dhe sipas tij, krejt këto nuk mund të “kamuflohen”.




