Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave, ka njoftuar dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Numërimi është paralajmëruar se do të nisë nga ora 10:00.
KQZ-ja ka bërë të ditur se procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 9,800, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 7,240, ndërkaq janë refuzuar rreth 2,570.
Elezi shtoi se në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikohen të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.




