Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë mbetur mbrëmë pa targa të automjeteve që të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.
“Nënkuptohet, rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.”thuhet në njoftim.
Ambasada kërkon nga qytetarët të kontaktojnë linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221.




