Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka nisur një turne në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministri gjerman do të qëndrojë të martën në Kosovë, ku takimi do të përqendrohet në proceset e integrimit dhe pranimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Vizitae tij thekson mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e vendit në institucionet evropiane, në një kohë të rëndësishme për dialogun politik dhe zhvillimet euroatlantike të Kosovës.
Ai pritet të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.




