Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj kronikës “Telefonat-udhëtimet-nafta, “Kurti 2” për 9 muaj harxhoi 27.3 milionë euro”.
Kryeziu teksa e quan deziformatë, thotë se 27.3 milionë shpenzime për tre muaj, nuk i takojnë vetëm Qeverisë në detyrë Kurti, por janë edhe të institucioneve të tjera publike.
Ai ka potencuar se këto nuk janë shpenzime luksi.





