Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë edhe një herë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin, pasi sulmet ajrore ruse në kryeqytet shkaktuan vdekjen e shtatë personave.
Ai theksoi se prioritet mbetet sigurimi i më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore për të parandaluar humbje të tjera njerëzore.
Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky kërkoi “më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, kapacitete më të mëdha mbrojtëse dhe më shumë vendosmëri nga ndërkombëtarët”, duke nënvizuar se Ukraina nuk mund ta përballojë e vetme kërcënimin në rritje nga sulmet ruse.




