Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1749 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 11 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 30 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 10 persona, ndërsa 5 persona janë mbajtur në paraburgim. Kurse 1 person është dërguar në mbajtje gjatë 24 orëve të fundit.





