Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, dëshmon në Hagë,të hënën më 17 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.
Ai fillimisht pritej të dëshmonte të martën, më 18 nëntor, por vendimi është marrë nga DHSK-ja, e cila ka konfirmuar se Clark do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi.
Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën, më 19 nëntor 2025. Pas përfundimit të paraqitjes së tij, gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Ndërkohë, seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.




