Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e sotme, organizuar në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare.
Postimi I plotë:
Të dashur pjesëmarrës të protestës sonë, Ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi në mbrojtje të së vërtetës së luftës tonë çlirimtare.
Faleminderit edhe atyre që nuk patën mundësi të jenë fizikisht këtu, por na përkrahën me zemër.
Rroftë UÇK-ja!




