Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit dhe se dinjiteti nuk mund të vonohet, referuar faktit se për gati një vit në Gjykatën Kushtetuese opozita ka dërguar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme./ekonomiaonline
“Kanë mbetur më pak se një muaj që të bëhen 1 vit që kur opozita i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vetëm 3 nene të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, shkruan Sallahu.
Sallahu potencon se kjo vonesë krijon terren të përshtatshëm që pasuria e pajustifikueshme të mbetet e paprekur.




