Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të themelimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka organizuar turnir në futboll të vogël, duke mbledhur institucione të rëndësishme të sigurisë dhe drejtësisë në një atmosferë sportive dhe miqësore.
Në turnir morën pjesë ekipe nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës, gjykatat, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), veteranët e UÇK-së si dhe veteranët e KF Ulpiana, duke e bërë garën të pasur me garues dhe solidaritet institucional.
Finalja u zhvillua mes Policisë së Kosovës dhe FSK-së, në një ndeshje dinamike dhe të fortë sportive, nga e cila fituese doli FSK, duke u shpallur kampione e turnirit të këtij viti.
Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon të gjitha institucionet pjesëmarrëse për bashkëpunimin, korrektësinë dhe frymën sportive, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla që forcojnë partneritetin dhe mirëkuptimin ndërinstitucional.
Këtë turnir në këtë format, Shërbimi Korrektues synon ta shndërrojë në aktivitet tradicional çdo vit





