Kosova arriti kualifikimin historik në play-off pas fitores ndaj Sllovenisë.
“Dardanët” fituan me rezultat 0-2 në stadiumin “Stozice” të Lubjanës, pas golit të Asllanit dhe autogolit të Karnicnik.
Për këtë sukses historik, erdhi një postim nga Federata Shqiptare e Futbollit(FSHF), e cila përgëzoi “Dardanët” për këtë arritje të madhe.
Postimi I plotë:
🇦🇱🇽🇰 Një ditë e madhe për futbollin shqiptar!
FSHF përshëndet me gëzim dhe emocion të veçantë arritjen historike të Kosovës, që për herë të parë siguron vendin në PLAY-OFF të një Botërori. Kjo sigurisht është një fitore që e ndjen çdo shqiptar, kudo që jeton dhe, ashtu siç theksoi edhe Presidenti Armand Duka, është një moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë.
Urime Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë ekipit drejtues për këtë sukses të jashtëzakonshëm!
Le të vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë dhe të shkruajmë histori në futbollin shqiptar! ⚽🔥🇽🇰🇦🇱




