Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar në rrjetet sociale pas hapjes së të gjithë kapitujve negociues të Shqipërisë me BE-në.
Në reagimin e tij, thuhet se Shqipëria arriti që për 12 muaj të hap të gjithë kapitujt negociues të ndarë në 6 grupëkapitujsh, që në vete përbën rekord mbresëlënës.
Ahmeti thotë se e ardhmja europiane është rruga e vetme për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët në Ballkanin perendimor.
Ai thekson se Maqedonia e veriut dhe Kosova duhet të ndjekin hapat dhe ti bashkangjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe të Malit të Zi për tu integruar në Bashkimin Europian me angazhim konkret në tejkalimin e sfidave para nesh.





