Bedri Hamza është i vetmi që ka shpallur kandidaturën për Kryetar të PDK-së.
Hamza e ka filluar fjalën para delegatëve duke i falënderuar aktivistët dhe anëtarësinë e PDK-së për punën, durimin dhe qëndrueshmërinë në kohë të vështira.
Ai ka thënë se si parti i kanë mbijetuar çdo goditjeje sepse sipas tij, PDK është ndërtuar mbi sakrificë kombëtare dhe jo mbi interesa personale dhe ka lindur në përballje, në qëndresë, në sakrificë. Sepse, në ADN-në e saj ka gjurmët e lirisë, ka idealin e rezistencës dhe ka frymën e UÇK-së.




