Gjenerali amerikan, Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në mbrojtje t ëish-krerëve të UÇK-së.
Ai tha se kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, dha udhëzime që të sigurohen për paqet dhe të mos lejohet spastrim etnik, ndërsa shtoi se “bëmë çfarë kishin në dorë për të zvogëluar aktet e dhunës”.
Clark shtoi se bëhej fjalë për jetë a vdekje, për vrasje, persona që kishin frikë për jetën e tyre, që u plaçkiteshin shtëpitë nga fqinjët e tyre.
Ai më tej tha se në javën e tretë të korrikut shkuan në Prishtinë, dhe ndaluan te KFOR-i, me qindra mijëra persona dolën në rrugë na kontaktuan dhe kjo ishte mirënjohje nga ana e tyre për shkak se larguam shtypjen prej serbëve, ishin ndjenja të forta




