Sigal Prishtina u rikthye te fitore në ProCredit Superligë, duke fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 86:91,në javën e gjashtë të ProCredit Superligës.
Marques Warrick kishte 24 pikë te vendasit, Ziggy Ride shtoi 21 dhe Rron Dahsyla 14, kurse te mysafirët më i miri ishte Adrio Bailey me 25 pikë e shtatë kërcime.
Vëllaznimi ka një fitore e pestë humbje, ndërsa Sigal Prishtina katër fitore e dy humbje.




