Forca e Sigurisë së Kosovës është deklaruar për Klan Kosovën lidhur me plagosjen e ushtarit të tyre 22-vjeçar, të dielën në fshatin Sharban të Prishtinës, ku i dyshuar është një koleg i tij.
Sipas FSK-së, arma e përdorur në këtë rast nuk është zyrtare e këtij institucioni.
“Ju njoftojmë që rasti ka ndodhur aksidentalisht jashtë ambienteve të FSK-së, arma e përdorur nuk është zyrtare e FSK-së dhe momentalisht rasti është në procedurë të hetimit”.
Ushtari i Kosovës që u qëllua me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.




