Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me 18 dhe 19 nëntor në disa zona pritet të ketë reshje me intensitet me të lartë e ku mund të shkaktojë edhe vërshime.
Zonat e kullimit të prekura nga reshjet më intensive të parashikuara për dhe më të mundshme të menjëhershme, parashihet të jenë rrjedha e mesme dhe e poshtme e Drinit të Bardhë, Bistrica e Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Ereniku, Bistrica e Deçanit dhe disa rrjedhat me karakter malorë.





