Brenda një viti, qytetarët iu drejtuan kutive të votimit tri here, mirëpo këto procese zgjedhore vlerësohet se i kushtuan shumë buxhetit të shtetit.
Kostoja për organizimin e zgjedhjeve parlamentare ishte afër 8 milionë euro, ndërsa për ato lokale, të cilat u mbajtën së fundmi, ende mungojnë të dhënat.
Kësisoj, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nëse imponohen edhe një palë zgjedhje të parakohshme, mbajtja e tyre do të ishte sfidë, pasi që sipas tyre, shpenzimi kryesor i buxhetit nuk është vetëm për blerje të pajisjeve dhe të ngjashme, por pjesa më e madhe e mjeteve shpenzohet për të paguar trupat zgjedhor dhe stafin tjetër që angazhohet gjatë gjithë procesit zgjedhor.




