Me aktivitete sportive, rekreative dhe kreative është shënuar 26 vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës.
Sipas tyre, aktivitetet e tilla synojnë të promovojnë bashkëpunimin, disiplinën dhe zhvillimin personal të personave të privuar nga liria.
Në këto aktivitete thuhet se morën pjesë rreth 50 të burgosur, të cilët treguan angazhim të lartë, sjellje shembullore dhe respektim të rregullave të garës dhe ceremonia u përmbyll me ndarjen e çmimeve nga Drejtori i kësaj qendre, Avni Miftari, në një atmosferë pozitive dhe motivuese.
Shërbimi korrektues thotë se aktivitete të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në realizimin e objektivave të SHKK-së për krijimin e kushteve që nxisin disiplinën, zhvillimin personal, qasjen pozitive dhe përfshirjen aktive të të burgosurve në veprimtari të dobishme.




