Më 13 dhe 14 nëntor, në objektet e burgut të hapur të Smrekonicës, Njësia Korrektuese e EULEX-it mbajti një trajnim dyditor për teknikat hetimore, me fokus të veçantë në teknikat e intervistimit hetimor.
Ky trajnim u vijua nga 20 zyrtarë të menaxhmentit të mesëm të Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).
Trajnimi kishte për qëllim avancimin e cilësisë së hetimeve të brendshme, dhe u përqendrua në modelin PEACE – metodë e intervistimit e themeluar mirë dhe e bazuar në hulumtime e cila thekson rëndësinë e planifikimit, përgatitjes, ndërtimit të raporteve dhe dëgjimit aktiv gjatë mbajtjes së intervistave.
Trajnimi ishte kombinim i njohurive teorike dhe aplikimit në praktikë, ku pjesëmarrësit u angazhuan në detyra me role si mundësi për praktikimin e shkathtësive të reja në skenarë të vërtetë.





