Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kushdo që thotë se kushdo që ka deklaruar se çështja e themelimit të Komisioneve është i pamundur atëherë siç thotë ajo “është duke ju gënjyer”.
Në një deklarim për media ajo ka thënë se ekipi i saj ligjor jashtëzakonisht professional, ka analizuar të gjitha mënyrat e mundshme dhe ka ardhur në përfundimin se mënyra e vetme që kjo çështje të përfundojë ligjërisht dhe shpejt është formimi i komisionit.
Osmani shton se kërkesa për të bërë komision nuk është ndonjë kompromis, siç po pretendohet dhe nuk ka asnjë komplikim për krijimin e institucioneve.
Ajo sërish u bën thirrje deputetëve të secilës parti që ta zhbllokojnë këtë cështje, duke theksuar se nuk ka ndonjë filozofi në krijimin e komisioneve.




