Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka sqaruar deklaratën e saj se çmontuan 900 banda kriminale për pesë vjet, duke thënë se kjo u bë pa qëllim, ku përmendi se bëhej fjalë për rastet e bandave kriminale që kanë qenë të involvuara në veri.
Sipas saj, ajo ka pasur në mendje të thotë numrin e rasteve dhe jo numrin e bandave, sepse bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste qoftë në keqpërdorimin e votave nga viti 2021 e tutje, pastaj në presionin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve të tjerë serbë, futjen e armëve ilegale, dhunën ndaj qytetarëve, djegien e makinave, si dhe sulmet ndaj gazetarëve.
Osmani siguron se ajo deklaratë nuk do të dalë në media ndërkombëtare pasi që janë siguruar që të bëhet korrigjimi zyrtar.




