Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se ishte optimiste që seanca ku do të votohej për mandatarin e dytë për kryeministër do të thirrej më herët se sa të lihet në ditën e fundit të perëndimit të afatit e që është 19 nëntori, pra të mërkurën.
Ajo tha se nuk mund të paragjykojë rezultatin e seancës ku do të hidhet në votim Glauk Konjufca si mandatar i dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë në ardhje.
Osmani ka ritheksuar atë se nuk kërkohet garanci, por që ka vlerësuar se Konjufca i ka gjasat për të qenë mandatari i dytë.
Ajo nënvizon se vetëm ka respektuar Kushtetutën, ndërsa tha se për çështjen e bllokimit janë të tjerë ata që e shkaktuan dhe krijuan vonesa që 9 muaj.




