Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:30, në hyrje të Pikëkalimit Kufitar Dheu i Bardhë, një autobus i linjës ndërkombëtare është ndalur për kontroll të rregullt doganor.
Pas deklarimit se nuk kishte mallra për t’u paraqitur, njësitë doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë selektuar automjetin për kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit, në hapësira të modifikuara dhe të kamufluara brenda automjetit, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara:
– Produkte ushqimore: çokollata, me sasi totale 620 pako / 1,380 kg, dhe me vlerë të përgjithshme mbi 10,000 euro, thuhet në njoftim.
Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj palës së përfshirë eshte niciuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.





