Policia e Kosovës ne bashkëpunim me Prokurorinë ka marrë pjesë në realizimin e procesit të shkatërrimit të një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike dhe materialeve të ndërlidhura, të konfiskuara në raste të ndryshme penale.
Shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në një ambient të licencuar dhe në përputhje me të gjitha procedurat e sigurisë dhe standardet ligjore.
Ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian.
Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj të pandalshëm në luftimin e krimeve të të gjitha llojeve, narkokrimit dhe garantimin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.





