Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka nisur të dëshmojë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Clark ka treguar se sulmet serbe ndaj popullatës në Kosovë ishin në rritje dhe situata ishte duke u përshkallëzuar deri në atë pikë sa që ministri i Jashtëm i ShBA-së nisi të diskutonte problemin drejtpërdrejt me sekretarin amerikan të shtetit.
Ai ka kujtuar gjithashtu se në pranverën e vitit 1998 iu kërkua të përgatisë një plan, pa ditur nëse ministritë e jashtme apo të mbrojtjes ishin të përfshira.




