Dëshmitari Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se komandantët e zonave lokale ishin pjesë e një ushtrie që nuk ishte e organizuar dhe se nuk kishin nënshtrimin ose respektin ndaj ndonjë autoriteti të caktuar.
Sipas tij, këta persona ishin njerëz që thonin se “unë kam bërë pjesën time, kam rrezikuar jetën time dhe nuk të lejoj ty të më thuash çfarë të bëj”.
Fillimisht, Clark foli për një rast kur gjenerali Mike Jackson në mbledhjen ku ishin komandantët e zonave të cilët po kundërshtonin përpjekjet për të dorëzuar tërësisht armët, i kërkoi atij të bashkohej.
Ai deklaroi se këtë gjë nuk e ka biseduar me Jackson por e dinte se këta komandantë ishin që kishin luftuar individualisht për të mbrojtur popullin e tyre.
Clark tha se shqiptarët e kishin edhe këtë përvojë se trupat e KFOR-it në Bosnjë nuk kanë qenë shumë efektive në mbrojtjen e popullit.




