“Big Brother VIP Kosova” ka sjellë surprizën e parë të madhe: rikthimin e një prej banorëve më të komentuar të vitit të kaluar, Eduart Kuqi (Edi).
Edi, i cili në edicionin e tretë pati një dalje dramatike duke u larguar vullnetarisht nga gara, është sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Për hyrjen e tij ka reaguar Anisa Veseli, me të cilën Edi ndau eksperiencën në BBVK 3.
Pas daljes nga shtëpia, Anisa dhe Edi janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke ndezur aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Në një postim të bërë pikërisht në kohën kur Edi po i bashkohej sërish formatit, Anisa ka publikuar foton ku shihet duke mbuluar fytyrën dhe duke qeshur, shoqëruar me dy emoji “😂😂”.
Ky reagim i saj është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një “thumbim” plot ironi për rikthimin e tij në garë. A po qesh me vetë faktin e rikthimit, apo është thjesht një reagim nostalgjik? Kjo mbetet për t’u parë.





