Gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë, duke folur për deklaratat se kinse UÇK-ja ishte organizatë terroristë në fillimet e saj, tha se kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga të qenët terroristë në luftëtarë lirie.
Nga prokurori Matt Halling, dëshmitari u pyet se a është e drejtë të thuhet se duhej të mbahej një lloj distance gjatë bombardimeve nga UÇK-ja.
Përkundrazi, dëshmitari e mohoi një gjë të tillë duke thënë se ata kërkuan nga Hashim Thaçi që t’iu ndihmonte.
Clark tha se që nga koha kur Kosova më 1974 supozohej që të ishte një shtet i ndarë administrativisht, Sllobodan Millosheviqi e fshiu.
Sipas Clark, në një pikë të caktuar në mënyrë kolektive u organizuan dhe u bënë çlirimtarët e njerëzve.
“Mbrojtja kolektive e popullit të vet”, tha Clark, raporton Betimi për Drejtësi.
Ai shtoi që i kujtohet se Gelbard e quajti familjen Jashari terroriste dhe se amerikanët i tërhoqën vërejtjen për këtë.




