Sot, para ndeshjes Kosovë – Zvicër, presidenti Agim Ademi në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka nderuar ish-futbollistin e Kombëtares së Kosovës, luftëtarin e vërtetë të fanellës dardane, Herolind Shala, me mirënjohjen e karrierës.😍
Kësisoj u nderua lojtari që nuk kurseu asnjëherë veten dhe që luftoi me zemër, me karakter dhe me përkushtim të plotë për Kosovën. 🤩
Herolind Shala ishte shumë më tepër se një mesfushor. Ai ishte ritëm, zemër, frymëzim.
Ishte shembull për bashkëlojtarët dhe krenari për çdo tifoz.




